Zyrtare: Dusan Dubljeviq, trajneri i ri i KB Prishtina
KB Prishtina ka njoftuar se ka emëruar Dusan Dubljeviq trajner të ri të skuadrës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale./Zëri
Postimi i plotë:
Kemi arritur marrëveshje me trajnerin Dusan Dubljeviq, i cili merr drejtimin e ekipit të parë.
Pas ndryshimeve të plota në strukturën drejtuese të klubit, synimi ynë është i qartë: rikthimi i stabilitetit, disiplinës dhe mentalitetit fitues në parket.
Trajneri Dubljeviq vjen me përvojë ndërkombëtare, duke udhëhequr ekipe si KK Sutjeska Niksiq dhe KK Teodo Tivat, përfshirë paraqitje në ABA League dhe ABA League 2.
Ai sjell një filozofi pune që kërkon angazhim maksimal, përgjegjësi dhe respekt për fanellën – vlera që përfaqësojnë identitetin tonë në parket.
Ftojmë Plisat dhe gjithë dashamirët e klubit që të jenë pranë ekipit dhe ta mbështesin fuqishëm në këtë fazë të rëndësishme.
Forca PRISHTINË