Pjesët e para: Ballkani në epërsi ndaj Gjilanit, Prishtina e Re në disavantazh nga Malisheva
Sport
February 08, 2026 - 13:50
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës në kuadër të xhiros së 19-të.
Ballkani është duke fituar me rezultat minimal ndaj Gjilanit. Golashënuesi ishte Almir Kryeziu i cili arriti të shënojë në minutën e dytë.
Në anën tjetër edhe Malisheva po fiton minimalisht 1-0 ndaj Prishtinës së Re.
Golin arriti ta shënojë Etnik Brruti në minutën e 37-të. /Zëri