Albion Rrahmani shënon golin e parë të vitit 2026, shënon në kampionatin çek
Sport
February 08, 2026 - 17:35
Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar golin e parë të vitit 2026 për Sparta Pragën.
Ylli i Kosovës realizoi në derbin ndaj Zlin për të zhbllokuar epërsinë pas 65 minutave lojë.
Pasi mori një asistim perfekt nga Irving, Rrahmani ishte i pagabueshëm nga afërsia për ta zhbllokuar rezultatin (65’).
Ky ishte goli i parë për vitin 2026, gol që padyshim do t’ia rrisë motivimin për pjesën e mbetur meqenëse kishte kaluar një periudhë pa e “tundur rrjetën”.
Përndryshe, ishte goli i tetë në kampionatin çek këtë edicion, duke qenë golashënuesi i pestë më i mirë por vetëm tre më pak se Chory që e prinë listën./Telegrafi