Ribery mohon çdo lidhje me Epsteinin, paralajmëron padi
Franck Ribery ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke njoftuar nisjen e padive për shpifje.
Ish-futbollisti francez u përmend në një dokument të vitit 2019, të gjetur në dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, por origjina dhe autenticiteti i tij mbeten të paqarta.
Dokumenti, i paraqitur si letër e një gruaje nga Morlaix, përmban akuza të pambështetura ndaj Riberyt, të cilat avokati i tij i ka cilësuar krejtësisht të rreme.
Ai njoftoi nisjen e procedurave penale kundër autores së letrës dhe çdo personi që vazhdon të shpërndajë informacionin e pavërtetë.
“Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë përhapjen e shpifjeve që dëmtojnë një ish-futbollist që kërkon të jetojë i qetë me familjen”, tha avokati i Riberyt.