Trepça kalon në finale të Kupës së Kosovës

Trepça kalon në finale të Kupës së Kosovës

Sport February 11, 2026 - 19:07

Trepça ka siguruar finalen pas fitores bindëse ndaj Borës me rezultat 66-78 në gjysmëfinale.

Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, me baraspeshë të gjatë në rezultat, por ekipi nga Mitrovica u tregua më i qëndrueshëm në pjesën e dytë, rriti presionin në mbrojtje dhe e kontrolloi më mirë fundin e takimit.

Momenti vendimtar erdhi në çerekun e katërt, kur Trepça e ktheu ndeshjen në favorin e saj dhe u shkëput me seri pikësh që Bora nuk arriti t’i ndalë, duke e mbyllur duelin me epërsi dyshifrore.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me kontribut kyç në minutat vendimtare, ndërsa ndihmë të rëndësishme dhanë edhe Vining, Tmusic dhe Hasbrouck, me ekipin që mori shumë energji edhe nga banka.

Bora luftoi deri në fund, me L. Thomas si figura kryesore, i ndihmuar nga Hunter dhe Zeqiri, por gabimet në momentet e fundit dhe vështirësia për të ruajtur ritmin e Trepçës në mbrojtje ndikuan në rezultat.

Kjo fitore e çon Trepçën në Finale, ku do të presë fituesin e përballjes mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:30 në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.