Atletico Madrid - Barcelona, sonte gjysmëfinalja e parë

Atletico Madrid - Barcelona, sonte gjysmëfinalja e parë

Sport February 12, 2026 - 12:13

Sonte (e enjte) do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Mbretit.

Atletico Madridi është nikoqir i Barcelonës në duelin e parë të kësaj faze të Kupës së Mbretit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Civitas Metropolitano” dhe fillon në orën 21:00.

Kjo fazë ka po ashtu ndeshjen kthyese, ku më pas më 3 mars Barcelona do ta pres Atleticon në “Camp Nou” dhe skuadra e cila fiton kalon në finale të Kupës së Mbretit. /Zëri