Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet në Rahovec
Sport
February 12, 2026 - 12:43
Tashmë janë mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve.
Trepça – Bashkimi është ndeshja finale e kësaj Kupe, e cila, siç merr vesh Klan Kosova, do të zhvillohet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.
Për të kaluar në finale, Xehtarët mposhtën Borën me rezultat 78 – 66, kurse Bashkimi eliminoi Prishtinën me rezultat 85 – 69.
Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt (e mërkurë). /Zëri