Grupi i tifozëve “Ballistët Tetovë 1992’” mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Grupi i tifozëve “Ballistët Tetovë 1992’” mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Sport February 12, 2026 - 14:15

Grupi i tifozëve “Ballistët Tetovë” ka shprehur mbështetje dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Përmes deklaratës së tyre zyrtare, “Ballistët” i janë bashkuar zërit qytetar për drejtësi.

“Tifogrupi ‘Ballistët Tetovë 1992′ mbështet protestën mbarëkombëtare, për drejtësi ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e cila gjykohet në Hagë. Lufta e UÇK-së është e pastër si loti, dhe nuk mund të njolloset nga gjykata të padrejta, pasi ato kanë harruar të gjykojnë fajtorët e vërtetë”, thuhet më tej në njoftimin e këtij grupi të tifozëve.

Platforma “Liria ka Emër” i ka falënderuar të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në mbarë vendin që po shprehin mbështetjen dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar Marshit “Drejtësi, jo politikë”.