Malisheva, Gjilani dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Malisheva, Gjilani dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sport February 12, 2026 - 15:13

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Kupës së Kosovës, të cilat ishin në program për t'u zhvilluar.

Malisheva ka arritur të kalojë në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Trepçën ’89.

Ndeshja, e cila u zhvillua në Mitrovicë, përfundoi me rezultat të thellë 4-0.

Golat u shënuan nga Diatta (31’, 75’), Pira (35’), Nafiu (88’).

Fitore ka shënuar edhe Gjilani ndaj Lirisë me rezultat 2-1 në stadiumin me bar artificial në Gjilan.

Kurse, Vëllaznimi është mposhtur nga Vushtrria, e cila e mposhti me rezultat komod 2-0.

Kësisoj, me këto fitore Malisheva, Gjilani dhe Vushtrria arrijnë të kalojnë në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës. /Zëri