Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026
Sport
February 15, 2026 - 08:50
Skiatorja e Kosovës, Kiana Kryeziu, rikthehet sot në garat e Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.
Kryeziu do të garojë në disiplinën e skijimit alpin, me garën që nis në orën 10:00 dhe që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kjo është paraqitja e dytë e saj në këto Lojëra Olimpike Dimërore që po mbahen në Itali, ku ajo synon të përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenën më të madhe të sporteve dimërore.