Mourinho beson te Benfica para ndeshjes me Real Madrid
Trajneri i Benfica, Jose Mourinho, është shprehur i bindur se skuadra e tij nuk ka nevojë për mrekulli për ta eliminuar Real Madrid nga Champions League, teksa dy ekipet përgatiten për ndeshjen e parë të "play-off", e cila zhvillohet të martën.
Benfica është kualifikuar në mënyrë spektakolare nga faza e ligës, pasi portieri Anatoliy Trubin ka kontribuar në fitoren 4–2 ndaj Real Madrid, duke siguruar kalimin me diferencë golash. Megjithatë, Mourinho ka theksuar se skuadra e tij nuk ka nevojë për një tjetër “mrekulli”.
“Nuk mendoj se Benfica i duhet një mrekulli për ta eliminuar Real Madrid. Na duhet të jemi në nivelin tonë maksimal, pothuajse perfekt. Real Madridi është Real Madridi: histori, përvojë, ambicie… E vetmja gjë e krahasueshme është se të dy klubet janë të mëdha. Futbolli ka fuqinë e tij dhe ne mund të fitojmë”, ka thënëa Mourinho.
Ai ka shtuar se pret të përballet me favoritët kryesorë për ta fituar trofeun dhe një kundërshtar të përmirësuar pas ndeshjes së fundit në Lisbonë.
Mourinho ka folur edhe për lidhjen e tij me Real Madrid, klub që e kishte drejtuar për tri vite në “Bernabeu”, duke fituar një LaLiga dhe një Kupë të Mbretit.
“I dhashë gjithçka Real Madrid. Bëra gjëra të mira dhe gabime, por gjithçka. Kur largohesh me këto ndjenja, lidhja mbetet përgjithmonë”, është u shprehur ai, duke mohuar çdo spekulim për një rikthim të mundshëm, pasi ka edhe një vit kontratë me Benfica.
Mourinho ka theksuar se motivimi do të jetë çelësi i ndeshjes.
“Ta mposhtësh Real Madrid një herë është shumë e vështirë, dy herë edhe më shumë. Por gjëja më e rëndësishme është motivimi. Kërkova nga lojtarët të luajnë me kënaqësi. Është më mirë të luash kundër Real Madrid të madh sesa kundër një ekipi më të vogël. Pa presion, ta shijojmë ndeshjen dhe të shpresojmë për një rezultat që na lejon të luftojmë në Madrid”, është shprehur ai.