Shkëlqeu në fundjavë, Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Turqi
Sport
February 24, 2026 - 11:48
Florent Hadergjonaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk.
Mbrojtësi kosovar sërish pati paraqitje fantastike në Superligë, teksa shënoi një gol në humbjen e skuadrës së tij Alanyaspor 1-2 ndaj Basaksehirit.
Hadergjonaj po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa ka shënuar shtatë gola e ka dhuruar pesë asistime mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë.
31-vjeçari është futur në formacionin e javës së 23-të në Superligën e Turqisë nga SofaScore.
Reprezentuesi dardan është vlerësuar me notën 8.3.
