KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën
Sport
February 24, 2026 - 15:29
Kryesia e re e Sigal Prishtinës, ekipit që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, ka shpalosur të gjitha detajet përreth klubit.
Drejtori gjeneral i klubit, Luan Maloku, ka konfirmuar se Sigal Prishtina ka obligime ndaj ATK-së, FBK-së, Ligës ENBL, si dhe dy lëndë në BAT, të cilat po i negociojnë.
Problemet financiare janë konfirmuar, por drejtuesit e rinj të klubit kanë premtuar se do ta menaxhojnë situatën deri në fund të këtij sezoni.
Krahas Malokut, në konferencën për shtyp të martën u paraqit edhe drejtori sportiv Edmond Azemi, që konfirmoi krizën dhe situatën aktuale.
Kryesia e re, në krye me Rinor Grajçevcin, kanë premtuar se Sigal Prishtina është më e bashkuar se kurrë dhe kanë premtuar daljen nga kjo situatë.