Trajneri i Shkëndijës para duelit me Samsunspor: Do të japim më të mirën

Trajneri i Shkëndijës para duelit me Samsunspor: Do të japim më të mirën

Sport February 25, 2026 - 22:44

Shkëndija e Tetovës përballet të enjten me një mision të vështirë në udhëtim ndaj Samsunspor, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Konferencës, pas humbjes 1-0 në Shkup.

Trajneri Jeton Beqiri e pranon se përballë kanë një kundërshtar favorit, por beson se skuadra e tij mund të reagojë.

“Edhe para ndeshjes së parë e kam thënë dhe përsëri po e përsërisë, kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë dhe serioz. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të kemi një paraqitje sa më të mirë nesër”, tha ai.

Beqiri theksoi se respekti për kundërshtarin është maksimal, por Shkëndija do të kërkojë të shfrytëzojë çdo rast për të arritur një rezultat pozitiv.

Beqiri bëri të ditur se rikthehen dy lojtarët që munguan për shkak kartonësh, ndërsa për disa futbollistë që nuk janë plotësisht gati do të vendoset para takimit.

Në fund, ai komentoi edhe kushtet atmosferike.

“Mendoj se fusha me shi e shpejton shumë lëvizjen e topit dhe bëhet problematike për lojtarët e mbrojtjes. Por, kjo ka të bëjë për të dyja skuadrat dhe është një gjë që nuk varet nga ne”, theksoi ai.

Ndeshja mes Samsunspor dhe Shkëndijës zhvillohet të enjten nga ora 18:45, me tetovarët që synojnë një përmbysje për të vazhduar aventurën evropiane.