Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd

Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd

Sport March 02, 2026 - 08:59

Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi ka arritur sukses, duke u renditur e para në botë në kategorinë e femrave, një arritje që e vendos Kosovën në majën e paragllajdit botëror.

Ky triumf nuk është vetëm një fitore personale, por një fitore për gjithë sportin e Kosovës, komunitetin e aviacionit sportiv dhe për të gjithë ata që besojnë në punën, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha.

Ky sukses historik vjen nën udhëheqjen e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian Fanol Shala, i cili me përkushtim, përvojë dhe vizion ka ndërtuar një ekip kampionësh që sot po shkruajnë histori.

Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit.