Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Sport March 04, 2026 - 15:31

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme çerekfinale në Kupën e Kosovës. Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini janë tri skuadrat që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Ballkani triumfoi me rezultat 2 me 1 ndaj Gjilanit, Ferizaj fitoi me rezultat 2 me 0 ndaj Vushtrrisë, kurse Dukagjini dhuroi paraqitje fantastike në fitoren prej 3 me 0 ndaj Feronikelit ’74.

Nesër me fillim nga ora 13:00, Llapi dhe Malisheva do të përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti”.