Rashica asiston në fitoren e thellë të Beshiktashit
Sport
March 04, 2026 - 22:01
Milot Rashica ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Beshiktashit këtë edicion në Turqi.
Sulmuesi dardan e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Rizespor, ku Beshiktashi mori fitore të thellë 4-1.
Rashica zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, teksa asistoi te goli i dytë i shënuar nga Salih Ucan.
Në 27 ndeshje këtë edicion me fanellën e Beshiktashi në të gjitha garat, Rashica ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Besiktas me fitoren ndaj Rizespor, ndodhet në pozitën e parë në Grupin C të Kupës me 10 pikë pas katër ndeshjeve.