FFK-ja me video motivuese para ndeshjeve të play-offit
Sport
March 06, 2026 - 12:37
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video motivuese të Kombëtares së Kosovës.
Kosova më 26 mars luan ndeshjen e parë të play-offit ndaj Sllovakisë në Bratislavë.
Në rast fitoreje, “Dardanët” do ta prisnin në Prishtinë fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, më 31 mars.
“Kosovë, koha jonë është tani”, shkruhej ndër tjera në postimin e FFK-së.