Barazim mes Drenicës dhe Dukagjinit

Barazim mes Drenicës dhe Dukagjinit

Sport March 08, 2026 - 15:30

Ndeshja mes Drenicës dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, në kuadër të javës së njëzet e tretë të elitës së futbollit kosovar.

Dukagjini ka kaluar i pari në epërsi në minutën e tridhjetë, kur Mërgim Pefqeli ka realizuar nga penalltia për 0:1. Megjithatë, vetëm shtatë minuta më vonë Drenica e ka barazuar rezultatin. Kreshnik Uka ka shënuar për 1:1, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, mysafirët e kanë rikthyer epërsinë në minutën e pesëdhjetë e tretë me golin e Hekuran Berishës. Por Drenica nuk është dorëzua dhe ka arritiur ta barazojë sërish rezultatin. Golin për 2:2 e ka realizuar Genc Hamiti, duke bërë që ndeshja të mbyllet pa fitues.

Tabelën e kampionatit e kryeson Drita, ndërsa Drenica vazhdon të mbetet në vendin e fundit.

Kjo xhiro vazhdon të hënën me edhe tri ndeshje të tjera: Malisheva përballet me Prishtinën, Ferizaj luan ndaj Gjilanit, ndërsa Llapi pret Ballkanin.