Kosova humb edhe ndeshjen e dytë nga Finlanda
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Finlanda me rezultat 27:29 në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë në grup.
Vajzat e Kosovës kanë luftuar deri në fund, duke zhvilluar një ndeshje të fortë e të barabartë, por në momentet vendimtare finlandezet janë treguar më të sakta dhe kanë arritur ta sigurojnë fitoren.
Pas përballjes së fortë të zhvilluar të enjten në Vantaa, e cila përfundoi pa pikë për Kosovën, hendbollistet kosovare kanë synuar fitore në Prishtinë për të mbetur në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së katërt të fazës së dytë dhe të fundit të kualifikimeve për Evropian. Kosova është pa pikë në një grup shumë të fortë ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Kroacia.
Ndeshja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve ishte fituar nga Finlanda me rezultat 23:21.