Elita e futbollit vazhdon sot me tri superndeshje
Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje të tjera, ku gjashtë skuadra do të kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.
Përballja, që pritet të tërheqë më së shumti vëmendje, zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, ku Llapi përballet me Ballkanin. Skuadra vendase synon t’i japë fund serisë pa fitore në pjesën pranverore, ndërsa Ballkani kërkon vazhdimësi në garën për titull.
Një tjetër duel interesant zhvillohet në Malishevë, ku Malisheva pret Prishtinën, në një ndeshje me rëndësi për renditjen në pjesën e sipërme të tabelës.
Ndërkohë, në takimin tjetër të ditës së sotëm, Ferizaj do të përballet me Gjilanin, ku të dy ekipet synojnë pikë të vlefshme për të përmirësuar pozitat në kampionat.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.