Yamali dhe tre lojtarë të tjerë në rrezik pezullimi para sfidës me Newcastlen

Yamali dhe tre lojtarë të tjerë në rrezik pezullimi para sfidës me Newcastlen

Sport March 09, 2026 - 16:45

Barcelona do të luajë nesër mbrëma ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United në ‘St -James’ Park’, në një përballje vendimtare për kalimin në raundin tjetër.

Para këtij takimi, disa lojtarë kryesorë të Barcelonës janë një karton të verdhë larg pezullimit dhe nuk do të mund të luanin në ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’.

Në listën e rrezikut janë: Lamine Yamal, sulmuesi 18-vjeçar, ka marrë dy kartona të verdhë këtë sezon dhe një tjetër do ta detyronte të mungonte në ndeshjen vendimtare. Fermin, mesfushori i gjithanshëm, gjithashtu ka dy kartona dhe mund të pezullohet nëse ndëshkohet sërish. Marc Casado, talenti i La Masia-s, ndodhet në të njëjtën situatë.

Gerard Martin, mbrojtësi i majtë që ka marrë më shumë hapësira për shkak të dëmtimeve të ekipit, është gjithashtu një karton larg pezullimit.

Klubi katalanas shpreson të marrë një avantazh të fortë në ndeshjen e parë, por ndonjë pezullim mund të dobësojë mundësitë e ekipit në takimin vendimtar.