Real Madridi pa Mbappe ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve
Sport
March 09, 2026 - 20:37
Sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappe, pritet të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Manchester City në Champions League.
Sulmuesi francez nuk është stërvitur me skuadrën të hënën, pasi ende po rikuperohet nga një lëndim në gju që e shqetëson prej muajit dhjetor. Sipas mediave spanjolle, ai mund të rikthehet vetëm për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.
Problemet për Real Madrid nuk përfundojnë këtu. Gjithashtu mbrojtësi Alvaro Carreras do të mungojë për shkak të një lëndimi.
Po ashtu, trajneri madrilen nuk do të mund të llogarisë edhe në disa lojtarë të rëndësishëm që janë të dëmtuar, si Jude Bellingham, Eder Militao, Rodrygo Goes, Dani Ceballos dhe David Alaba.