Sahiti largohet nga Izraeli, po qëndron në Split
Sport
March 11, 2026 - 15:01
Ashtu siç pritej, kalimi i futbollistit të Kosovës Emir Sahitit te Maccabi Tel Aviv doli veprim i ndërlikuar.
Sahiti u huazua në afatin e janarit nga Hamburgu te Maccabi në Izrael, ndërsa i shënoi katër gola në pesë ndeshje garuese. Maccabi tashmë po shqyrtonte transferimin e kosovarit.
Por i frikësuar për sigurinë e familjes së tij, Sahiti vendosi të largohej nga Izraeli. Ai u largua fillimisht për në Egjipt, shkruan “Bild”.
Prej Egjiptit udhëtoi për në Qipro e më pas në Kroaci. Në Split, sulmuesi i krahut po e përcjell situatën në Lindjen e Mesme.
Liga e Izraelit është pezulluar që nga 28 shkurti. Nuk është e qartë se kur gara do të vazhdojë.