Xhiroja e 24-t në Superligë, vëmendja në Suharekë
Sport
March 13, 2026 - 11:09
Albi Mall Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion në fundjavë, me xhiron e 24-t në program.
Tri ndeshje do të zhvillohen në ditën e shtunë, kurse dy të tjera në atë të diel.
Vëmendja në këtë xhiron i takon Ballkanit dhe Dritës, ku do të përballen në Suharekë.
Drita është lidere me 42 pikë, kurse Ballkani në pozitën e dytë me 39 sosh. Pritet të zhvillohet një përballje mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kreun e tabelës.
Llapi i shkon Dukagjinit në Klinë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në ditën e diel, në orën 13:00.
Prishtina e pret Prishtinën e Re, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drenica i shkon Gjilanit, kurse Malisheva e pret Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri