Superliga vjen sot me dy ndeshje, derbi luhet në Suharekë

Superliga vjen sot me dy ndeshje, derbi luhet në Suharekë

Sport March 15, 2026 - 11:29

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të, sfida ku pritet rivalitet i madh në garën për titull dhe në mesin e tabelës.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku përballen dy skuadrat pretendente për titull, Ballkani dhe Drita.

Gjilanasit kryesojnë renditjen, ndërsa suharekasit mbajnë vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak. Ballkani synon fitoren për t’u barazuar me pikë në krye të tabelës, ndërsa Drita kërkon triumfin për ta thelluar diferencën në gjashtë pikë dhe për të forcuar pozitën e liderit.

Në takimin tjetër të ditës, Dukagjini në Klinë pret Llapin, në një përballje ku të dyja ekipet synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.

Të dyja ndeshjet e sotme në Superligë do të nisin nga ora 13:00.