Lëndohet Rey Manaj, i mungon Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë

Lëndohet Rey Manaj, i mungon Shqipërisë në ndeshjen kundër Polonisë

Sport March 16, 2026 - 19:57

Kombëtarja e Shqipërisë e ka pranua një lajm të keq para ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për fazën e "play off" të Botërorit 2026. Sulmuesi Rey Manaj do të mungojë për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në ndeshjen mes Sivasspor dhe Umraniyespor në ligën e parë turke.

Klubi turk ka njoftuar se Manaj ka pësuar një çarje të tendinit brenda muskulit të pasëm të kofshës së majtë dhe gjakderdhje, sipas rezonancës magnetike (MR) të kryer sot.

“Lojtari ynë Rey Manaj u dëmtua në muskulin e pasëm të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Rezonanca tregoi një çarje të tendinit brenda muskulit të shkallës 3c dhe gjakderdhje,” shkruhet në njoftimin e klubit.

Si pasojë, Rey Manaj do të qëndrojë jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë, duke humbur kështu ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë.