Artistja nga Kosova befason Mauro Icardin - futbollisti mahnitet me talentin shqiptar ndërsa pranon dhuratën e veçantë nga ajo

Artistja nga Kosova befason Mauro Icardin - futbollisti mahnitet me talentin shqiptar ndërsa pranon dhuratën e veçantë nga ajo

Sport March 17, 2026 - 18:44

Artistja shqiptare Lira Taraku, e njohur për punimet e saj kreative në pikturim mbi rroba dhe art grafik, ka marrë së fundmi vëmendjen e një prej futbollistëve më të famshëm ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur Mauro Icardi, i cili aktualisht luan për klubin turk Galatasaray.

Në një video të publikuar në TikTok, e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, artistja nga Pejë shihet teksa niset për të takuar futbollistin e njohur. Gjatë takimit, ajo i dhuron Icardit një xhaketë xhinsi të personalizuar, në të cilën kishte realizuar një ilustrim artistik të portretit të tij.

Reagimi i futbollistit ishte mjaft pozitiv. Ai e pëlqeu shumë dhuratën dhe, në shenjë vlerësimi për punën e artistes, e veshi menjëherë xhaketën në praninë e saj, ndërsa e falënderoi për këtë krijim unik.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë mijëra shikime, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke promovuar njëkohësisht talentin e artistes shqiptare. /telegrafi