Ballkani përforcohet në mesfushë, firmos me Anel Sabanadzoviq
Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzoviq, duke e cilësuar atë si një përforcim të rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.
"Skuadra jonë ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzoviq, i cili i bashkohet skuadrës si përforcim i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit. Boshnjaku 26-vjeçar vjen me përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Zeljeznicar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot. Sabanadzoviq luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe është produkt i akademisë së Zeljeznicar, ndërsa ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Bosnjë dhe Hercegovinës", ka shkruar klubi suharekas. "Me këtë transferim, Ballkani shton konkurrencën në mesfushë dhe fiton një lojtar me përvojë në nivele të ndryshme evropiane, që pritet të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit".
Aktualisht Ballkani kryeson tabelën e Superligës së Kosovës me dyzet e dy pikë.