Sot vihet gur themeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Sot vihet gur themeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Sport March 18, 2026 - 08:05

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 09:00 do të mbahet ceremonia e vënies së gur themelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

“Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare”, thekson Federata e Xhudos.

Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gur themelit të kësaj qendre do të jenë kryeministri Albin Kurti, ministri për Rini dhe Sport, Blerim Gashani dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe sportistë.

Rikujtojmë se programi “Kosova, shtet i xhudos”, i mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, vazhdon të përforcojë zhvillimin e xhudos në vend dhe të sigurojë mundësi për gjeneratat e reja të sportistëve, që të përsërisin sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit e xhudisteve të tjera.