Drita dhe Ballkani nuk gabojnë, vazhdojnë kryesimin e kampionatit
Sport
March 18, 2026 - 15:49
Ballkani ka arritur fitore minimale në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Prishtina e Re.
Bleart Tolaj e realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 67-të.
Ballkani është lider me 45 pikë aq sa ka edhe Drita, por ekipi nga Suhareka ka golaverazh më të mirë. Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet e fundit me 23 pikë. Drita ka arritur ta lë pas zhgënjimin e humbjes në derbi ndaj Ballkanit, duke mposhtur 2–1 Dukagjinin.
Golat për Dritën i shënuan Besnik Krasniqi dhe Veton Tusha, ndërsa për klinasit realizoi Hekuran Berisha. Vazhdon kriza e Dukagjinit që nuk di për fitore në kampionat prej 9 ndeshjeve rresht, me skuadrën e trajnerit Përgjokaj që ndodhet në vendin e gjashtë me 33 pikë. /Klankosova.tv