AGK-ja shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi
Sport
March 18, 2026 - 19:48
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.
Në reagimin e AGK-së theksohet se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan.
“AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.