LeBron James thyen rekord historik në NBA
Sport
March 22, 2026 - 12:04
LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë ndeshje të sezonit të rregullt të luajtura të shtunën, duke hyrë në fushë për të 1,612-tën e tij në fitoren e Lakers kundër Orlando Magic.
“King James” kaloi shifrën prej 1,611 pikësh që Robert Parish e kishte mbajtur që kur doli në pension në vitin 1997.
Kampioni katër herë i NBA-së, James, 41 vjeç, e barazoi rekordin e Parish të enjten në një mënyrë mahnitëse, duke shënuar një “triple-double” në fitoren e Lakers ndaj Heat në Miami, pasi skuadra mbërriti në Florida rreth orës 4 të mëngjesit, pas një fitoreje të mërkurën në mbrëmje në Houston.
Ai në ndeshje arriti kuotën e 12 pikëve, 6 reboundsave dhe 4 asistimeve të cilët e fituan 104-105.