Kosova nis përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë
Foto: Laura Hasani

Kosova nis përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë

Sport March 23, 2026 - 09:48

Kombëtarja e Kosovës në futboll nis sot përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballjen ndaj Sllovakisë.

“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës 2026.

Ky duel konsiderohet jetik për Kosovën, e cila synon të bëjë një hap historik drejt kualifikimit në Botërorin 2026.

Kombëtarja jonë do të kërkojë fitore për të siguruar një vend në finalen e madhe të play-offit. Në rast triumfi, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, finale që është planifikuar të zhvillohet më 31 mars në Prishtinë.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë sot në orën 12:00 konferencën e parë për media, ku pritet të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para kësaj sfide vendimtare.