Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon video
Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.
Emrat si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova, Aro Muric Milot Rashica, Elvis Rexhbeçaj, Fidan Aliti takohen me Samir Ujkanin, Agim Ademin, si dhe Fodën.
Kosova do të zhvillojë më vonë stërvitjen e parë para sfidës me Sllovakinë, me përzgjedhësin Foda që konfirmoi se këto ditë do të jenë më të fokusuar në aspektin taktik.
“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvisim lojtarët, sepse janë në top-formë. Theksi kryesor të jetë në aspektin taktik, që parimet tona t’i zhvillojnë në fushë dhe si të luajnë ndaj Sllovakisë. Plan i qartë se çfarë duhet bërë dhe çfarë zgjedhjesh kemi ndaj një ekipi si Sllovakia”.
Kujtojmë se përballja ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet këtë të enjte, nga ora 21:00.