Laçi: Kualifikimi në Botëror vlen më shumë se çdo gol
Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi, të hënën në një konferencën për media ka folur para ndeshjes vendimtare me Poloninë, që mund t’i japë Shqipërisë një vend në Kupën e Botës 2026.
“Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Polakët kanë lojtarë me shumë cilësi. Në fillim, epiqendra do të jetë mesfusha, për të stabilizuar lojën. Por nga minutat e para duhet të futemi për të fituar dhe për të mbyllur ndeshjen sa më shpejt”, deklaroi Laçi.
Duke folur për gabimet e mëparshme, ai shtoi: “Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Mënyra se si do të futemi në lojë nga minuta e parë do të tregojë shumë. Ne do të hyjmë për të fituar dhe për të siguruar kualifikimin”.
Laçi komentoi edhe ndikimin e faktorit fushë.
“Kur luajmë jashtë, kemi motivim më shumë. Do kemi pak tifozë në tribunë, por shumë që na ndjekin nga shtëpia. Tifozët tanë janë motivimi më i madh. Ëndrra e çdo shqiptari është të shohë Kombëtaren në Botëror. Ja ku jemi, shumë afër. Këto vitet e fundit kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. E meritojmë të jemi në Botëror”, theksoi Laçi.
I pyetur nëse do ta ndërronte golin e tij të “Euro 2026” me një finalizim që do të dërgonte Shqipërinë në Botëror, Laçi ishte i prerë.
“Po patjetër, do ta ndërroja. Edhe pse goli në Evropian është më i bukur në karrierën time, Botërori është ëndrre dhe jemi shumë afër realizimit të saj”, ka pohuar ai.
Ndeshja Poloni - Shqipëri do të luhet në Varshavë më 26 mars.