Lewandowski: Shqipëria rivale e fortë, në Varshavë fitojmë ne

Lewandowski: Shqipëria rivale e fortë, në Varshavë fitojmë ne

Sport March 23, 2026 - 16:03

Sulmuesi i Polonia, Robert Lewandowski, e ka cilësuar përballjen ndaj Shqipëria si një “finale”, duke theksuar se objektivi i vetëm i skuadrës së tij është fitorja.

Polonia dhe Shqipëria do të përballen të enjten mbrëma në Varshavë në sfidën e gjysmëfinales së pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

37-vjeçari vlerësoi edhe avantazhin e fushës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në stadiumi Kombëtar i Varshavës.

“Ndeshjet në stadiumin kombëtar janë gjithmonë të veçanta. Kam lindur në Varshavë dhe mund të them se tifozët këtu janë një plus i madh për ne,” u shpreh Lewandowski.

Duke folur për kundërshtarin, sulmuesi i Barcelona theksoi se Shqipëria mbetet një rival i vështirë, pavarësisht se ndeshja luhet në Poloni.

“Na duhet një gol më shumë se kundërshtari. Nuk dua të bëj krahasime me ndeshjet e kaluara, por Shqipëria gjithmonë na ka hapur probleme. I respektojmë maksimalisht, por kjo është finalja jonë e parë dhe nuk kemi vend për gabime,” deklaroi ai.

Lewandowski komentoi edhe mundësinë që ndeshja të vendoset nga penalltitë, duke pranuar vështirësinë e tyre edhe për lojtarët më me përvojë.

“Në momente të tilla, penalltitë janë gjithmonë të vështira. Ka raste kur lojtarët hezitojnë. Kemi shumë futbollistë që mund të godasin nga pika e bardhë. Edhe unë jam gati, por ndonjëherë edhe unë kam pasiguri,” përfundoi Lewandowski.