Sllovaki – Kosovë, UEFA i cakton referët e ndeshjes historike të Dardanëve
Sport
March 24, 2026 - 12:16
Kombëtarja e Kosovës do të luajë të enjten mbrëma ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Botërorit 2026.
E UEFA sot i ka zyrtarizuar referët e përballjes që do të luhet në Bratislavë.
Ndeshjen do ta drejtojë referi norvegjez, Espen Eskas, i asistuar nga bashkëkombësit e tij, Jan Erik Engan dhe Isak Elias Bashevkin.

Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë skocezi Nicholas Walsh, e atyre nga sistemi VAR do t’ju asistojnë holandezët Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express