Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë
Sport
March 25, 2026 - 17:06
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, vizitoi të mërkurën Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ajo u prit nga kryemjeshtri Driton Kuka, së bashku me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe nga xhudistët e tjerë elitarë të Federatës së Xhudos së Kosovës.
“Në Qendrën Nacionale të Xhudos, gjatë vizitës së Presidentes, ishin prezentë edhe xhudistët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë dhe po stërviten në Pejë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos”, u tha në një njoftim të Federatës së Xhudos.