Dardanët nisen drejt Bratisllavës, të motivuar para duelit historik me Sllovakinë

Dardanët nisen drejt Bratisllavës, të motivuar para duelit historik me Sllovakinë

Sport March 25, 2026 - 17:48

Lojtarët e Kosovës janë nisur për në Bratisllavë para duelit të ditës së nesërme ndaj Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Kosova fillimisht udhëton për ndeshjen e parë kualifikuese të play-offit ndaj Sllovakisë, kurse në rast të fitores potenciale, Dardanët do të kenë punë me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani në “Fadil Vokrri”.

Në skenarin tjetër në rast të humbjes së Kosovës ndaj Sllovakisë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të luhet me humbësin e duelit Turqi-Rumani.