Vedat Muriqi: Nëse ka penallti do ta gjuaj unë, dueli ndaj Valjent do të jetë i veçantë
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është prononcuar në konferencën për shtyp para ndeshjes së ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë.
Në pyetjen se a do ta merrte përsipër ekzekutimin e një penalltie eventuale gjatë ndeshjes, Muriqi u shpreh me plotë vetëbesim se do ta gjuante me kënaqësi.
“Nuk e di a do të ketë penallti tjetër, patjetër do ta ekzekutoj unë. Janë gjëra që ndodhin, e di se ku po dëshiron me dalë për penalltinë që e humba ndaj Elche në minutën e 90+2’, por gabon kush e provon. Në rast që do të ketë penallti do ta gjuaj unë”, ka thënë Muriqi fillimisht.
Muriqi u pyet gjithashtu edhe për bashkëlojtarin e tij te Mallorca, Martin Valjent, të cilin të nesërmen kësaj radhe do ta ketë kundërshtar në fushë.
“Kemi biseduar kur u vendos shorti. Kemi biseduar shpesh dhe kemi bërë shaka për këtë ndeshje. Nga dita e parë ka qenë lojtari më i afërt që më ka ndihmuar si brenda dhe jashtë fushës”.
“Kam shumë respekt për të, është profesionist i jashtëzakonshëm. E do shtetin e tij, edhe në momentet kur nuk është ftuar e ka përkrahur dhe shpresoj që të luan nesër, do të ishte betejë interesante”, është shprehur sulmuesi dardan.
Kujtojmë se ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të nis me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.
Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./telegrafi