Shqipëria publikon listën për “finalen” me Poloninë, Sylvinho lë në tribunë tre emra të rëndësishëm

Shqipëria publikon listën për “finalen” me Poloninë, Sylvinho lë në tribunë tre emra të rëndësishëm

Sport March 26, 2026 - 11:35

Kombëtarja e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën me 23 futbollistë për ndeshjen vendimtare të play-offit ndaj Polonisë, një përballje që mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve drejt Kupës së Botës 2026.

Në këtë listë bie në sy mungesa e tre emrave të njohur: Nazmi Gripshi, Klisman Cake dhe Jasir Asani, të cilët janë lënë jashtë nga përzgjedhësi Sylvinho.

Ky është një vendim që pritet të ngjallë diskutime, duke pasur parasysh kontributin e tyre në ndeshjet e mëparshme.

Në anën tjetër, risi në listë është përfshirja e mbrojtësit nga Kosova, Bujar Pllana, i cili shpërblehet me një ftesë të rëndësishme në një moment kyç për ekipin.

Paraqitjet e tij të fundit në Superligën e Polonisë duket se kanë bindur stafin teknik për t’i besuar një rol në këtë sfidë delikate.

Shqipëria udhëton drejt Polonisë me objektiv të qartë: fitore dhe kualifikim. Presioni është i madh, por edhe besimi brenda grupit mbetet i lartë. /Telegrafi