Ambasada e SHBA-së pas fitores ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë kjo fitore historike!

Ambasada e SHBA-së pas fitores ndaj Sllovakisë: Urime Kosovë kjo fitore historike!

Sport March 27, 2026 - 09:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka uruar Kombëtaren e Kosovës për triumfin historik ndaj Sllovakisë të enjten mbrëma.

Dardanët arritën ta mposhtin Sllovakinë me rezultat 4-3, duke siguruar kështu finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Pas ndeshjes Ambasada ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për ta uruar Kosovën për këtë triumf historik.

“Urime Kosovë kjo fitore historike!”, shkroi Ambasada.

Ndërkohë, kujtojmë se Kosova do të përballet me Turqinë të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke synuar fitoren dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. /Zëri