Raphinha pëson lëndim ndaj Francës, largohet në pjesën e parë
Sport
March 27, 2026 - 10:48
Ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses së Brazilit, Raphinha, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Francës.
Sipas raportimeve të publikuara edhe nga Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian ndjeu shqetësime muskulore në kofshën e djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë.
Situata u konfirmua edhe pas ndeshjes, ku bëhet e ditur se lojtari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Ky zhvillim është një lajm shqetësues për Barcelonën, që tani pret rezultatet përfundimtare për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një problem të lehtë apo një mungesë më të gjatë të brazilianit.