Kërkesë e madhe për ndeshjen me Turqinë, biletat po shiten shtrenjtë në tregun e zi
Sport
March 27, 2026 - 13:17
Kosova do të përballet të martën mbrëma me Turqinë, në finalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Interesimi për këtë përballje ka qenë jashtëzakonisht i madh, me të gjitha biletat që janë shitur në kohë rekord.
Megjithatë, ato tashmë po rishiten në tregun e zi, ku çmimet kanë arritur deri në 200 dhe 300 euro për një biletë. /Zëri

