Foda: Turqia ka lojtarë të mirë, por edhe ne jemi të mirë
Sport
March 30, 2026 - 11:16
Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur konferencë për media, ku prezentë ishin selektori i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni dardan Vedat Muriqi.
Selektori i dardanëve ka thënë se gjasat për fitore janë 50/50, ndërsa ka vlerësuar yjet e Kombëtares së Turqisë.
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativë dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”, ka thënë Foda.