Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga fillimi i ndeshjes
Sport
March 30, 2026 - 11:31
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media është pyetur se a do ta inkuadrojë yllin e Juventusit Edon Zhegrovën në ndeshjen e madhe ndaj Kombëtares së Turqisë.
Foda është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se ka gjasa të inkuadrojë Zhegrovën që nga fillimi i ndeshjes.
“Kam besim te të gjithë lojtarët, edhe te Zhegrova. Secila lojë ka situatat e veta. Nesër ka gjasa që Edoni të luajë nga fillimi”, ka thënë Foda.
Kosova do të luajë ndeshjen finale të play-offit për Kupën e Botës nesër në stadium legjendar "Fadil Vokrri" nga ora 20:45.