Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i karatesë

Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i karatesë

Sport March 30, 2026 - 14:42

Major Getoar Rexhepi është shpallur kampion në Kampionatin e 27-të Kombëtar të Karatesë për moshat kadet, junior, U21 dhe sendor, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë.

Këtë herë kanë marrë pjesë 80 sportistë në dy disiplina të ndryshme, si dhe rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria, shkruan Zeri.info.

“Arritja e majorit tregon përgatitjen, disiplinën dhe punën e palodhshme të ushtarakëve tanë, jo vetëm në detyrat e tyre në FSK, por edhe në aktivitetet sportive, ku arritjet gjithherë janë të nivelit më të lartë”, thuhet në njoftim. /Zëri