Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës [video]
Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinës, për të qenë në përkrahje të Kosovës.
Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Dardanët janë gati për këtë ndeshje finale, pasi ëndrra e madhe është kualifikimi në një ngjarje të madhe sportive dhe Kupa e Botës është kulmi i çdo arritjeje.
Për të qenë sa më afër vëllezërve, shumë tifozë nga Shqipëria janë nisur sot drejt Prishtinës, për atmosferë dhe përkrahje të Dardanëve.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihen shumë vetura me flamuj shqiptarë duke ardhur në drejtim të Kosovës dhe është thjesht emocionuese.
Një kualifikim i Kosovës do të ishte plotësim i një ëndrre të madhe të një shteti të ri, por të vuajtur ndër shekuj.