Zhegrova dhe Kenan Yildiz përballë njëri-tjetrit, Juventusi u dëshiron fat
Sport
March 31, 2026 - 17:04
Sonte me fillim nga ora 20:45, përballë njëri-tjetrit do të jetë dy bashkëlojtarë te Juventusi, Edon Zhegrova dhe Kenan Yldiz.
“Zonja e vjetër” iu ka dëshiruar fat atyre në këtë ndeshje.
Skuadra italiane tha se ky takim do të jetë i Juventusit, shkruan faqja zyrtare në X.
“Dardanët” synojnë ta bëjnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror.
Kjo lojë po pritet me padurim dhe shumë emocione nga të gjithë shqiptarët që sonte presin fitoren e kombëtarës së Kosovës.